Gazeta Panorama

I përdhunonte dhe i detyronte të miturit të pinin drogë, arrestohet 17-vjecari nga Durresi

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar të akuzuar për përdhunim e të mitureve . Bëhet fjalë për të riun Orest Huna, i cili përveç përdhunimit, i nxiste të miturit me iniciale A.D(Andi Daçi)9 vjec dhe G.Z(Geni Zmali) 11 vjec edhe të konsumonin drogë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durres, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Orest Hunes 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 8-12 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *