Sherr me thika në Durres, një person përfundon i plagosur në spital. Në kërkim autori
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi
rreth orës 15:45, në rrugën “Vala e Detit”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet A.K(Adi Kurti)16 vjec, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G.B 21 vjec, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.K dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.