AKTUALITET
Arrestohet në Durrës bosi i drogës, kërkohej prej kohësh nga Policia
Policia e Durrësit ka arrestuar Ermir Mazrrekun, pasi ky shtetas është dënuar në Itali me 12 vite burg, për veprën penale të trafikut të narkotikëve
Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Ermir Mazrreku, 18 vjeç, banues në lagjen nr.14, Kenete, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 12 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.