Shqiptarja.com

Qarkullonte i armatosur dhe me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Durrës

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur dhe me doza kokaine gati për shitje. Shtetasi Aurel Pjetri rezulton të jetë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Nënkalimi”, i riu u arrestua në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në mjetin tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *