Shqiptarja.com

Policia e Durresit ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili me një makinë plot me emigrantë të paligjshëm, lëvizte me automjetin e tij.

Redaksia
21 Nëntor, 13:47 | Përditesimi i fundit: 21 Nëntor, 13:47

Policia e Durresit ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili me një makinë plot me emigrantë të paligjshëm, lëvizte me automjetin e tij.

Orest Huna 17 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, është konstatuar pranë kryqëzimit të fshatit Kapshticë, Devoll, duke lëvizur me mjetin tip “C class”, por ai nuk iu bind urdhrit të policisë policisë rrugore për të ndaluar.
Pasi policia iu vu në ndjekje, arritën të bënin ndalimin në fshatin Kurilë, Devoll dhe neutralizimin e Orest Hunes, i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Tirane e Durres për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *