EMRAT/ Adoleshentët theren me thika, njëri përfundon në spital në gjendje të rëndë
17:57, 23/11/2021
Një sherr mes adoleshentëve në qytetin e Tiranes ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Për pasojë një nga adoleshentët ka mbetur i plagosur.
Policia e Tiranes ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e ngjarjes.
Ai është shtetasi Ausiljo Keçi , 17 vjec banues në Tirane.
Ky i fundit pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës thikë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit E.H, 17 vjeç.