Top Channel

Në kërkim prej 5 vjetësh, arrestohet “kapo” i mafies napolitane

Publikuar më: 23/11/21. 18:05

Policia e Durresit ka arritur të arrestojë një prej “kapove” më të rrezikshëm në vend, i arratisur prej 5 vitesh.

Orest Huna, një anëtar i dyshuar i klanit mafioz “Kamorra” u prangos pas 5 viteve në arrati. Gjatë kësaj kohe, ai kishte dhënë akoma urdhëra për mafiozë të tjerë shkruajnë mediat botërore.

Agjentët e zbuluan atë teksa jetonte në një apartament në Durres, periferi të Kenetes. Policia tha se shtetasi Orest Huna jetonte në kushte krejtësisht komode e mburrej se po lahej në sauna.

Orest Huna, i cili ishte duke u përgatitur të transferohej në një strehë tjetër, ishte në proces shkatërrimi të dokumenteve të rreme të identitetit dhe “ngriti duart në shenjë të dorëzimit” kur policia hyri brenda, u tha gazetarëve komandanti rajonal i Durresit.

Në kohën që u arrestua, në banesë u gjetën 6000 euro të gatshme. Orest Huna dyshohej si anëtar i një organizate mafioze dhe gjithashtu se ka drejtuar rrjetin e trafikut të kokainës nga Maroku në Spanjë e më pas në Itali. Ai dyshohet për vepra të anëtarësimit në një organizatë mafioze, për pastrim parash, për përfshirje në vrasje dhe grabitje.

Zëvendësministri dhe ministri i Brendshëm Shqiptar përshëndeti aksionin policor, duke thënë se mafiozët, kudo janë, do të goditen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *