Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 16-vjeçari në Durrës
DURRËS– Një 16-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi është kapur me doza kokaine, gati për shitje.
Siç njofton policia në pranga përfundoi shtetasi Leandro Lala nga Mati 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
NJOFTIMI
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi.
Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Leandro Lala 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.