FLASH! E shtuna do të jetë punë përgjithmonë për çdo punonjës të Administratës Publike.

TIRANË, 01.04/IM/ Këshilli i Ministrave vendosi sot në mbledhjen e radhës që dita e shtunë, të mos jetë më ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Më herët, qeveria informoi se në kuadër të planit për Ristrukturimin e Administratës Publike, qeveria vendosi që nga data 09.04.2022 dita e shtunë nuk do të jetë më pushim javor për punonjësit e Administrarës Publike por ajo do te llogaritet në pushimet vjetore.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 30, të ligjit nr.182/2014, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të neneve 76, 70, 79, 83, 65, 86, 87, 94, të ligjit nr.7961, datë 12.8.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.15/2019, “Për pushimet vjetore dhe javore të Administratës Publike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi: Ta gëzoni një Prillin, ndjesë për shpërqëndrimin nga detyra çdo punonjësi të dedikuar, e shtuna do të vazhdojë te jetë dita ku të gjithë shpresojmë të flemë me gjatë por në fakt nuk ndodh kështu, ndaj ekziston e djela si opsion i dytë, provo përsëri.
Ky artikull është i bazuar në një histori të vërtetë të ç’do shqiptari ku lumturia zgjat fare pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *