Kreu i Policise se Shtetit Gledis Nano ka firmosur shkarkimin e Shefit te Komisariatit nr 5 ne Tirane Oliger Torba. Sipas burimeve Torba largohet si pasoje e incidentit te ndodhur disa dite me pare ku nje person ka gjetur vdekjen ne ambientet e shoqerimit te ketij Komisariati. Shef i Komisariatit Nr 5 emerohet Komisar Erjon Dani, i cili mbante detyren e shefit te krimeve ne Komisariatin nr 3 Tirane.