Policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Benz” në Shkoder, pasi shoferi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Benzi me targë AB998EM dyshohet se ka kaluar me nje shpejtësi sketerrë ne bulevardin Zogu i I-rë ose siç njihet ndryshe “Parrucë”.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, automjeti ka rrezikuar që të përplasë gjatë ndjekjes 3 mjete në lëvizje.
Sakaq, policia ka blinduar hyrjen e Shkodres në afërsi të zonës së Bahcallëkut, si dhe është shpallur në kërkim pronari i makines Kevin Sterkaj 23vjeç. Policia nuk ështe mjaftuar me kaq por ka sekuestruar makinën e cila falë burimeve policore është gjendur në parkingun e qendres tregtare “Jumbo”. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ndodhie poashtu edhe drejtuesi i mjetit mbetet anonim por policia po vepron per zbardhjen e kësaj ngjarje. /abcnews.al