Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së fundit mësimore.
“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se shkolla do te perfundoj me date 27:05:2022. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për vitin e ri shkollore, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet perfundimtare te nxënësve dhe përgatitjet per vitin e ri shkollore”, shkruan Kushi.