Data shenon 29 maj 2022 kur një vajzë 22-vjeçare hidhet nga kati i 11 i një ndërtese të Tiranës. Mbase vërtet jeta të vjen përpara syve kur je pranë fundit; mjafton të ngjitesh në taracën e një pallati për të parë smogun e jetës së çdo shqiptari.
Aida quhet 22 vjeçarja që vrau veten sepse, siç shkruhet, ‘shkak ishte depresioni’. Por duke parë profilin e saj në Facebook dhe Instagram, gjetëm më tepër sesa një arsye që ajo të vriste veten. Përtej gazetarisë, mund të themi me plot gojë se Aida nuk ishte një vajze e zakonshme. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, që dëgjojnë dance, pop, e tallava, Aida dëgjonte rock metal e eksperimental; Pink Floyd, Slayer; David Bowie; këngë që, kush i njeh, e di mirë se u referohen njerëzve që shohin më larg, sesa thjesht adrenalina e një nate në pab.
Ne nuk e kemi njohur Aiden , por kemi njohur pak të rinj që i njohin vlerat e artit të mirë. Flasim për makina, veshje, aplikacione smart phone-sh, për vajza blloku dhe squats-e. Shikojmë filma 3D me efekte speciale, por nëse kthejmë kokën, mes fansave të konsumizmit masiv, mund të gjejmë të rinj si Klea që mund t’a shohin jetën në 7 dimensione. Janë të rinjtë që nuk gjejnë vend në kryeqytet, që nuk arrijnë të bëhen njësh me realitetin e cekët, sado të përpiqen. Ndoshta ka qenë një veprim I gabuar , por ndoshta ajo ka qenë jehona e mundësive të humbura për të qenë vetvetja, në një vend ku të gjithë janë si dikush tjetër, që nuk e di kush është.