Në nëntor 2011, ai përfundoi një dënim me burg, për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa ishte dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge. Ai është dyshuar se ka qenë pjesë e një prej bandave më të egra që vepronte në Tiranë dhe në vend, nga e cila numërohen dhjetëra të vrarë për shkak të konflikteve. Pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shullazi, janë edhe Xhulio Fejzulla, Uard Mullaj 2 nipcet e tij, e persona të tjerë, të përfshirë në trafikimin e drogës dhe të shantazhimit dhe kërcënimit për dhënie pasurie. Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua nipi Xhulio Fejzulla, Uard Mullaj nipi me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg