TIRANË
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njofton se është shtyrë nisja e vitit të ri shkollor 2022-2023. Në një konferencë për media, ministrja Kushi deklaroi se ky vit shkollor nuk do të nisë më 12 shtator, por më 19 shtator 2022.
Siç bëri të ditur ministrja e Arsimit, nisja e vitit shkollor është shtyrë, për shkak se është vendosur që të zgjatet periudha e perfundimit në Qershor. Më tej, ajo sqaroi se gjatë periudhës së mësimit gjatë përfundimit të vitit shkollor, që mbaron në 24 Qershor, nxënësit janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit ,edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të kryejmë të njëjtën gje si vjet,ama pa mësim plotësues. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 19 shtator, është vendosur që të zhvillohet kryerja e detyrave të shtëpise në ambientet e shkollës.Ama nxënesit nuk janë të detyruar të qëndrojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar ndihmën e tyre. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, tha ministrja.