DURRËS- Tre persona kanë përfunduar në spital pasi kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Mësohet se janë përplasur dy makinë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Dy shoferët dhe një person i tretë që udhëtonte në një prej makinave janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në orën 00:20 në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M.K 26 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe
shoferi shtetasi M.K 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve ne rrezik për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.