Alban Bushi ne pranine e 5 personave më të kërkuar në Shqipëri

Alban Bushi trajneri i shpresave i fotografuar mes miqsh duke festuar ku 5 nga te cilet jane persona me rrezikshmeri te larte shoqerore, ne kerkim prej disa vitesh nga drejtesia.Policia e Shtetit bën me dije se ka përcaktuar listën me 50 personat më të kërkuar në Shqipëri. Policia sqaron se kjo është objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Ndërkohë, sot janë publikuar 5 të parët tr shoqeruar ne pranine e trajnerit te njohur ALBAN BUSHI , dhe uniformat blu bëjnë me dije se kjo procedurë do të vazhdojë cdo ditë.
Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *