“Avatar: Rruga e Ujit ” Filmi me i mdjekur i FEMIJEVE ka arritur shifrën prej 1 miliardë dhe i bashkohet listës së filmave që “thyen arkat” pasi ka arritur shifrën e pabesueshme në më pak se dy javë pas daljes në kinema.Siç konfirmohet nga themeluesi dhe redaktori i BoxOfficeGuru, Geetesh Pandya, filmi i dytë fantastiko-shkencor që vazhdon historinë nga bota e Pandorës ka fituar mbi 300 milionë dollarë në arkat e SHBA-së dhe 700 milionë dollarë ndërkombëtarisht.Për James Cameron , filmi shënon një tjetër arritje historike, pasi “Avatar: The Way of Water” është filmi i tij i tretë (së bashku me Avatarin e parë dhe fituesin e Oskarit “Titanic”) që ka tejkaluar shifrën 1 miliard, dhe tani qëndron përkrah Steven Spielberg në listën e regjisorëve me fitimet më të larta në mbarë botën.
Avatar 2 arriti një miliard, më herët se sa pritej dhe po shkon drejt një suksesi të madh në arkë. Në fund të fundit, ky numër ishte qëllimi i Disney, që produksioni të përballonte shpenzimet e mëdha të filmit dhe të shmangte humbjen.
Siç kishte raportuar “Collider” rreth 24 orë më parë, filmi arriti të bënte një “hapje” të madhe në fundjavën e Krishtlindjeve, pasi kaloi 82 milionë dollarët në 4202 kinema.