Artur Çobani emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Por me pare ta flasim kush eshte ne te vertete ky drejtor kaq i lakuar nga Kryeministri.
Shkrimtari i njohur Agron Tufa ka nxjerrë në pah një tjetër emër, që sipas tij ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Ai ka publikuar një dokument të asaj kohe që bën fjalë për ish prokurorin Artur Çobani.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa shkruan se Çobani njihej me pseudonimin “Pulestreni”, duke e cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.
Sipas Tufës, Çobani sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent.