Arrestohen të rinjtë në Tiranë.

Tiranë-Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe atë të kokainës në doza të vogla , në zona të ndryshme të Tiranës . Në pranga kanë rënë shtetasi O.B. , 19 vjeç ,banues në Mamurras dhe shtetasi D.S. ,20 vjeç ,banues në Kashar. Ndërkohë , është shpallur në kërkim organizatori i aktivitetit kriminal , shtetasi S.N. ,(18 vjec). Gjithashtu , policia bën me dije se janë sekuestruar rreth 920 gr lëndë narkotike , 540 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë , 2 peshore elektronike dhe sende të tjera .

Njoftimi i plotë : Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve .Matetialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *