Pjestari i 13-të i bandës së ‘Parkut’ është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 21-vjeçari, Orestis Arapaj ndodhej në Dhërmi, aty ku dhe u bë i mundur arrestimi i tij.
Gjykata i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Vijon operacioni policor i koduar “Parku”.Shkon në 13 numri i të ndaluarve.Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.Në vijim të operacionit policor të koduar “Parku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, finalizuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 12 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi O.A, pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në koordinim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Dhërmi, e shtetasit O.A. .Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u bë ndalimi i shtetasit O.A. , 21 vjeç.Ky shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:
Të arrestuar janë: Mirkovis Koka , 22 vjeç, Klev Uka, 17 vjeç, Alerd Kolci, 17 vjeç, Bjorn Kari, 14 vjeç,Denard Buci, 20 vjeç, Jul Lasdyllsi , 11 vjeç, Aleksander Vlora , 14 vjeç, Elton Sefa , 22 vjeç, Arbër Sefa, 20 vjeç, Mishel Xhaferi , 22 vjeç dhe Ledion Mecollari, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;Antonio Pengili., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.