Gjatë ditës së sotme ka pasur përmbytje të mëdha në zonën e kodrës së Priftit. Shkak mendohet të kenë qenë lotet e zonjës Arkedie Kurti. Zonja me vendbanim në Selitë mendohet se mbrëmjen e kaluar është larguar pa lënë gjurmë në drejtim të shtëpisë së prindërve të saj. Në mëngjesin e sotëm është vënë re mungesa që ajo ka pasur për burrin e saj z. Bajrami. Nga kjo mungesë zj. Kurti nuk i ka mbajtur dot lotet dhe menjëherë ja ka nis vajit duke shkaktuar kështu përmbytje të mëdha në zonën e Kodrës së Priftit. Gjendja e trafikut shfaqet e rënduar, gjithashtu ka probleme dhe me elektricitetin.